LDK

LDK: Vetëvendosja në opozitë rrëzonte kamionët që vinin nga Serbia, tani në pushtet, mirëpret materialin ndërtimor nga ky shtet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj largimit të masës mbrojtëse për materialet ndërtimore nga Serbia. Përmes një komunikate për media, LDK-ja  ka vlerësuar Vetëvendosja  sa ishte në opozitë i rrëzonte kamionët që vinin nga Serbia, ndërkaq tani në pushtet, kjo parti mirëpret materialin ndërtimor nga Serbia. “Në opozitë rrëzonin kamionet që vinin nga Serbia, tani në pushtet, Vetëvendosje mirëpret materialin ndërtimor nga Serbia dhe heqë barrierat që kishin vënë qeveritë paraprake! Erdhën në pushtet duke i mashtruar qytetarët, duke proklamuar se Kosova i është nënshtruar ekonomikisht Serbisë e se Qeveritë e kaluara të Kosovës ishin tradhtarë për këto veprime”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …