leoni

Komiteti për Politik dhe Financa në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës.

Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i Raportit 6 mujor të Drejtorisë për Arsim.

  3. Shqyrtimi i propozimit për Nxjerrjen e Vendimeve për marrje nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit.

  4. Shqyrtimi i propozimit për ndërtimin e Palestrës Sportive, Klasëve shtesë si dhe rregullimi i parterit për shkollën “Tafil Kasumaj”(Investitor: Ministria e Arsimit).

  5. Shqyrtimi i kërkesave

  6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtaret e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe sqarimet e duhura nga zyrtarët përgjegjës. Në këtë takim të KPF-së pos këtyre temave të cilat do të diskutohen në seancën e datës 3 gusht 2021 me rekomandim të KPF-së do të diskutohen edhe këto pika:

  1. Diskutim lidhur me vendimin e N.P.L ,,Higjiena’’

  2. Raporti i Shtabit Emergjent Komunal për situatën e krijuar pas helmimit me ujë të pijes nga data 11.07.2021,

  3. Qështja e parkingut në qendër të qytetit dhe menaxhimi i tij dhe

  4. Raporti i DBPZHR –për hapjen e kanaleve të ujitjes.

Seanca e rregullt e Asamblesë Komunale do të mbahet me 03.08.2021 e martë në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …