Hysni Gucati nuk mund të vizitohet nga familjarët e tij. Kjo për shkak se shteti holandez ua ka refuzuar vizat. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, ushtruesit i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Përmes, një postimi ai ka shkruar se arsyetimi i mosdhënëies së vizave ka qenë dëshmia e pamjaftueshme finaciare. “Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës. Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovë”, ka shkruar Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …