Hysni Gucati

Musli Hysni Gucatit: Gjykata Speciale nuk na lejoi që të vizitojmë babanë në paraburgim

Musli Gucati, djali i Hysni Gucati ka deklaruar se  familjes së  tij po bëhet padrejtësi e madhe pasi që nuk po mund ta vizitojnë  babanë e tyre edhe pse i kanë përgatitur të gjitha dokumentet.

“Gjithë dokumentacioni është përgatitur, ka një muaj që kemi përgatit dokumentet. Ministria e Drejtësisë ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi, ka pagur biletat, dhe familjarët që kanë pasur të udhëtojnë janë vaksinuar në kohë. Autoritet holandeze kanë bërë një padrejtësi të madhe. Është bërë një vit që nuk kemi pasur kontakte fizik me babin, kinse nuk kemi mjete financiare”, u shpreh ai. Gjykata Speciale kishte njoftuar se nga 15 korriku do të lejohen vizitat familjare për të paraburgosurit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …