Ekspertët e shëndetësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë alarmuar se varianti delta i virusit korona është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca dhe kanë bërë thirrje për vaksinim. Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, është cituar të ketë thënë se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare. Ajo ka theksuar më tutje se varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara. Krahasuar me virusin që qarkullonte në ShBA në fillim të pandemisë, varianti Delta është shumë më i ashpër dhe më ngjitës. Udhëzimi ynë është i qartë që kur e publikuam para disa muajsh. Nëse nuk jeni vaksinuar vazhdoni mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush. Dhe më e rëndësishmja, duhet të vaksinoheni për të mbrojtur më mirë veten, ka bërë thirrje ekspertja e mjekësisë, Rochelle Walensky. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit “John Hopkins”, zëri i Amerikës njofton se nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 34 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 610 mijë vdekje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …