Me shqetësim po i ndjekim dhe pranojmë raportimet për djegjen e hamulloreve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. MBPZHR-ja ju bën apel të gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamulloreve. Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaft të larta, prandaj edhe djegiaa e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve. Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesa e për ndaljen e djegies së hamulloreve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamulloren e tij apo të tjetrit. Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelën e Juaj nga djegija, ruani shëndetin dhe jetën Tuaj dhe tjetrit, si dhe pasurinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …