Rreth orës 21:07, një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter është ndierë në kufirin Kosovë- Serbi-Maqedoni e Veriut. Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës. Sipas European-Mediterranean Seismological Centre, epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilomtra në veriperëndim të Shkupit. Duke iu referuar EMSC-së, tërmeti ishte në thellësi 2 kilometra dhe është ndier po ashtu 12 km në afërsi të Vitisë. Pos Vitisë është raportuar se dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete tjera të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …