Ujësjellësi KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që ta përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm

Ujësjellësi KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që ta përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga qytetarët të përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm në kohën kur vendi ynë po vazhdon të përballet me temperatura të larta. Siç thuhet në komunikatë, djegia e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, po e rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, përkatësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te konsumatorët. “Meqenëse në këtë periudhë me temperatura të larta në vendin tonë kërkohet vazhdimisht kujdes maksimal në përdorimin sa më të drejtë të ujit në mënyrë që shpërndarja/ distribuimi të bëhet njësoj për secilin konsumatorë, kërkesa e radhës dhe tejet e rëndësishme është kujdesi ndaj ambientit, respektivisht hapësirave përreth Impianteve të Trajtimit të ujit, Shkabaj, Badoc e Batllavë pastaj stacioneve, nënstacioneve dhe rezervuarëve të ujit. Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm! Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …