Zyrtari për Informim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Azemi ka thënë se 100-ditshi i Qeverisë Kurti ka sjell vetëm dëshpërim për qytetarët, sepse kjo qeveri funksionon nga e kaluara, jo për të ardhmen. Përmes një postimi ai ka thënë se pajtohet plotësisht me kryeministrin Kurti kur thotë se qeveria të cilën e drejton ai, nuk krahasohet me qeveritë e kaluara. Azemi ka theksuar se veprimet dhe vendimet e kësaj qeverie janë populiste që kanë për qëllim zgjedhjet lokale, jo përtej tyre. Sipas tij as Qeveria, as kryeministri por as kabineti i tij ose nuk kanë interesim për komunat, dhe për këtë mjafton të dihet sa vizita kanë realizuar ata nëpër Komuna. Azemi ka shtuar se Kurti e ka marrë besimin qytetarë për ta sjell ndryshimin, jo për t’ia përkujtuar qytetarëve ish-qeveritë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …