Kryetari Ramosaj kërkon nga bjeshkatarët kujdes të shtuar ndaj zjarreve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ju ka drejtuar qytetarëve deçanas e sidomos atyre që dalin në bjeshkë, me një mesazh për kujdes të shtuar ndaj zjarrit, ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur bjeshkatar, ju mundeni edhe të mos jeni të kujdesshëm,  por neve po na krijoni situata ku me shumë mund po përballemi me shuarjen e zjarreve.

Fat i madh që fal Zjarrfikësve-Deçan u menaxhua me sukses vënia nën kontroll dhe shuarja e zjarrit në  Zllonopoj.

Mirënjohës Zjarrfikësve-Deçan që për dy ditë rresht ishin në vijën e zjarrit, punëtorëve të parkut dhe të gjithë atyre që ndihmuan.

Bjeshkët tona janë pasuria jonë e pamatshme.

Ju lutem të keni kujdes! Ka thënë kryetari Ramosaj në mesazhin e tij për qytetarët deçanas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …