Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e XI-të me radhë, gjegjësisht mbledhjen e VI-të të rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
-
Shqyrtimi i Raportit 6 mujor te Drejtorisë për Arsim.
-
Nxjerrja e Vendimeve për marrje nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit.
-
Marrja e Vendimit për ndërtimin e Palestrës Sportive, Klasave shtesë si dhe rregullimi i parterit për shkollën “Tafil Kasumaj”(Investitor: Ministria e Arsimit).
-
Marrja e vendimit për shpalljen e muajit Gusht, pushim për anëtarët e Kuvendit të komunës.
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdua me pikat e rregullta të rendit të ditës. Pika e dytë e rendit të ditës lidhur me Shqyrtimin e Raportit 6 mujor te Drejtorisë për Arsim, për këtë pikë sqarimet e duhura janë dhënë nga drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, ndërsa kjo pikë është votuar me vota unanime. Seanca ka vazhdua me pikën e tretë të rendit të ditës lidhur me nxjerrjen e Vendimeve për marrjen nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit. Në këtë pikë është debatuar lidhur me objektet e trashëgimisë natyrore në komunën e Deçanit të cilat janë të shumta por nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës nga 37 propozime janë vlerësuar që të mbrohen nga IKMN-ja vetëm 17 prej tyre. Pas sqarimeve të dhëna dhe debatit nga asamblistët edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuar me rekomandim nga Asambleja që IKMN-së ti bëhen kërkesa shtesë në të ardhme për mbrojtje. Me vota unanime janë votua edhe pika e 4 dhe e 5-të e rendit të ditës. Në të ndryshme me rekomandim të KPF-së të datës 30.07.2021 është dashtë të diskutohet për:
-
Diskutim lidhur me vendimin e N.P.L ,,Higjiena’’
-
Raporti i Shtabit Emergjent Komunal për situatën e krijuar pas helmimit me ujit të pijes nga data 11.07.2021
-
Çështja e parkingut në qendër të qytetit dhe menaxhimi i tij
-
Raporti i DBPZHR –për hapjen e kanaleve të ujitjes.