Deputeti nga Kosova Lindore në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi nesër e viziton Krushën e Madhe. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti. Ai do të pritet nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi. “Të dashur/a Krushjan/e, ju njoftoj se ditën e enjte, 5 Gusht 2021 nga ora 11:00, për vizitë në Krushë të Madhe vjen Shaip Kamberi – ish kryetari i komunës së Bujanocit, tani Deputet në Kuvendin e Serbisë, vëllai ynë nga Lugina, patrioti që është ndër njerëzit më aktiv në ngritjen e zërit ndaj represionit dhe krimeve serbe që asnjëherë nuk ndalen ndaj shqiptarëve! Z. Kamberi do të jetë bashkë me prof. Shermine Beqiri-Beluli – kuvendare e kuvendit të Bujanocit, dhe me pjesë të ekipit të tij. Në pritje të tij, për veç neve si fshat do të jenë edhe z. Smajl Latifi- kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij, z. Andin U. Hoti – kryetar i Komisionit Qeveritar për të zhdukur me stafin e tij, si dhe z. Ahmet Grajqevci – kryetar i këshillit koordinues të asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës me anëtarë të tjerë, asambleistë komunal dhe familjarë të të kidnapuarve dhe të zhdukurve nga Krusha e Madhe”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …