Drejtori i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Nazim Rahimi ka thënë se situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në këtë institucion. Ai duke raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ngriti shqetësimin edhe me grumbullimin e borxheve nga Telekomi dhe Radio Televizioni i Kosovës. Derisa, tha se në bazë të takimeve që ka pasur, operatori “IPKO” nuk do të shitet të paktën në tri vitet e ardhshme. Rahimi thotë se rrezikohet falimentimi i Telekomit, nëse borxhi i kësaj të fundit dërgohet tek përmbaruesi. Për këtë arsye, ai kërkoi mbështetje edhe nga Qeveria për gjetjen e një zgjidhje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …