Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pret në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pret në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, të cilës i ka uruar mirëseardhje në ketë detyrë, duke e siguruar për bashkëpunim të plotë nga pozitat respektive. “Me këtë rast, ambasadores Benedejqiq i shpreha mirënjohjen për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve slloven në kuadër të NALT-it. Gjithashtu e njoftova edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet e mia strategjike për të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …