Në qytetin e Vitisë është mbajtur “Streetball Vitia”

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për nderë të ditëve të diasporës, është mbajtur sot edicioni i tretë i “Streetball Vitia” nga Klubi i Basketbollit “Vitia”, e që ka bashkuar shumë sportist dhe adhurues të basketbollit.

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i ka përgëzuar sportistët dhe ju ka uruar suksese. Ai tha se dalëngadalë po përmbyllen edhe “Ditët e Diasporës”, të cilët janë shtylla e zhvillimit ekonomik në komunën e Vitisë. Ndërsa drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Milot Lala, ka falënderuar basketbollistët për punën, vullnetin dhe energjinë. Po ashtu ai bëri të ditur që aktualisht në Viti, janë 8 klube, prej tyre 6 klube të meshkujve dhe 2 klube të femrave. Edhe trajneri i këtij klubit, Nehat Rexhepi dhe kryetari i klubit Blend Haxhiu, kanë bërë të ditur që Klubi i basketbollit “Vitia” do të garojë ligën e dytë. Gjithashtu ata kanë falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme. Ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …