Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

MINT: REAGIM NDAJ LAJMEVE TË PAVËRTETA LIDHUR ME AGJENCINË E METROLOGJISË, nga “Insajderi.org”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) reagon ndaj Gazetës “Insajderi.org”, e cila ka botuar (dhe disa portale të tjera e kanë rishpërndarë) një artikull të pavërtetë, që akuzon ministren e MINT Rozeta Hajdari për shkelje të ligjit lidhur me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK), të datës 03.08.2021. Në shkrimin e “Insajderi.org”  pretendohet se ministrja Hajdari gjoja ka favorizuar një kompani të naftës, duke urdhëruar zyrtarët e AMK-së të verifikojnë mjetet matëse të kompanisë përkundër konfliktit të interesit. Artikulli ilustron pretendimet me pjesë nga letërkëmbimi zyrtar, por fsheh qëllimisht dhe me keqdashje pjesët e letërkëmbimit, që dëshmojnë korrektësinë e ministres Hajdari dhe nëpunësve të AMK-së. Në rastin në fjalë, një operator ekonomik ka kërkuar verifikimin e mjeteve matëse të rrjedhës me kapacitet mbi njëmijë (1 mijë) litra në minutë. Ndonëse AMK është i vetmi institucion që mund të verifikojë pajisjet e këtij kapaciteti në Republikën e Kosovës, ndërsa drejtori i përgjithshëm i në atë kohë, z. Ferki Fejza, ka ndaluar vartësit e tij të kryejnë shërbimin për gjoja konflikt interesi dhe ka sugjeruar që Kabineti i Ministres të gjejë zgjidhje. Pasi vartësit kanë shprehur mospajtim dhe pasi z. Fejza ka dështuar të shpjegojë shkaqet, bazën juridike ose standardin ndërkombëtar që ndalon kryerjen e shërbimit, ministrja Hajdari ka udhëzuar AMK-ne të shqyrtojë kërkesën e palës. Kjo rrjedhë e ngjarjes zbulohet saktë në letërkëmbimin e censuruar nga gazeta “Insajderi.org”. Autori i artikullit me dashakeqësi e ka fshehur të vërtetën dhe ka botuar gënjeshtrën, duke sulmuar padrejtësisht ministren Hajdari dhe duke hedhur baltë mbi punën e zyrtarëve të AMK-së. Z. Ferki Fejza muajin e kaluar është pezulluar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të AMK-së dhe më pas është larguar nga shërbimi civil për një varg shkeljesh të rënda, të elaboruara në vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Që nga pezullimi, më pas shkarkimi i z. Fejza, puna e Agjencisë së Metrologjisë është bërë cak i lajmeve të rreme në disa media vendore. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e gatshme të bashkëpunojë me media dhe gazetarë dhe t’u ndihmojë të përmbushin misionin e tyre profesional, por jo duke fshehur të vërtetën qëllimshëm dhe duke denigruar institucionin.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …