Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shprehet e zhgënjyer në mediet të cilat nuk po i bëjnë fushatë shkarkimeve nga Qeveria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media shprehet e habitur lidhur me publikimet e disa audio-incizimeve që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë, saktësisht në prokurori. Nuk kemi parë reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile. Nuk po ndodh e njëjta siç ka ndodhur me aferën ‘Pronto’, po ndodh një skandal shumë i madh ndaj të cilit nuk po ka asnjë reflektim.

Si ministre thërras reagim shoqëror, qoftë nga mediat, shoqëria civile por edhe institucionet”, ka thënë Haxhiu, e cila hapur kërkon një fushatë mediale, ashtu sikur kishte bërë koha Ditore, me të dhëna nga përgjimet e EULEX-it  në aferën e quajtur Pronto. Ajo shprehet e brengosur sikur thotë, për një skandal që po ndodh në Kosovë të flasë vetëm Qeveria.

Ministrja pretendon në rastin e shkarkimeve të autoriteteve nga koalicionin qeveritar ta marrë  mbështetjen e medieve.  Një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, që për një skandal të tillë të flasë vetëm Qeveria, shprehet e zhgënjyer  zonja Haxhiu, e cila iu kërkon medieve përkrahje për shkarkimet e shumta nëpër borde ku “çkapja e Shtetit”, po bëhet me “kapjen e shtetit” nga autoritetet koalicionit qeveritar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …