Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se numri i zjarreve është në rënie dhe situata është e menaxhueshme

Vazhdon të jetë alarmante situata me zjarret në fshatrat e Rugovës ku janë djegur me dhjetëra hektar pyje

Vatrat e zjarrit në fshatin Shtupeq të Madh të Rugovës po vazhdojnë të rrezikojnë shtëpitë e banueshme. Me zjarret po ballafaqohen zjarrfikësit, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe KFOR-i. Kujtojmë se banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit i kanë ndihmuar ata që të largohen nga shtëpitë e tyre. Kryetari i fshatit Shtupeq, Agron Nikçi ka thënë se po të kishte ndodhur në fillim ndërhyrja e KFOR-it situata do të ishte më e mirë. “Tashmë është shumë vonë. Unë nuk kam shpresa se edhe KFOR-i tashmë mund të bëjë diçka. Mendoj se vetëm shiu mund t’i ndalon ato zjarre”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …