Me 6, 7 dhe 8 Gusht mbahet edicioni i 10-të i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 10-të jubile me radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” i cili mbahet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj. Drejtori i këtij festivali z.Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion, grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptare. Grupe të shumta kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ketë jubile nga Shqipëria e Jugut, e Mesme dhe Veriut, Tirana, Saranda, Vlora e Gjirokastra, Shkupi, Tuzi, Bajram Curri, Kruma e Hasit Skenderaj, Prishtina, Hajvalia, Klina, Drenasi, Gjakova, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Grupi i Valleve nga Deçani, Gjakova dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tri net radhazi do të jenë pjesë e këtij festivali në Deçan. Po ashtu u bë e ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tri net. Në natën finale të festivalit do të ndahen edhe shpërblimet nga juria profesionale në këtë jubile të festivalit.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …