Ministria e Shëndetësisë, mbështetur në të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 2 raste të vdekjes nga virusi korona. Sot janë shëruar 16 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 704. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive gjatë disa ditëve të fundit, nga nën 100 tani ka arritur në 1 mijë e 65.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …