Turqia ka kritikuar programin e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mundësinë e zhvendosjes së afganëve që mund të jenë shënjestra të dhunës së talibanëve, për shkak të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky vendim mund të nxisë “krizë të madhe të migrimit” në rajon. Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur programin e ri më 2 gusht, nën të cilën mijëra afganë do të kenë mundësi të zhvendosen si refugjatë në Amerikë. Afganët që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni. Përkthyesit që kanë punuar me trupat amerikane në Afganistan, gjatë një proteste më 25 qershor në Kabul, ku kanë shprehur shqetësimet për jetën e tyre. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Uashingtoni është duke diskutuar me vendet fqinje, duke shtuar se është e rëndësishme që kufijtë e Pakistanit me Afganistanin të mbeten të hapur, derisa të tjerët mund të udhëtojnë në Turqi përmes Iranit.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …