Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për media, ka thënë me bindje se në parlament do të hyjë siç e kanë votuar qytetarët ndërsa theksoi se nuk i druhet aspak faktit që KQZ do të heqë mandatin. Çdo vendim që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do ti kundërvihem me betejë kundër këtij regjimi. Ajo çka unë mund të them, nuk kam kërkuar dhunë, kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë, PD dhe cilido tjetër ka një detyrë, të kërkojë fakte prova e dokumente, ka një detyrë tjetër, në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin, të çon tek fyerjet e poshtërimet që bëhen me baltë. Nuk po mbroj veten por disa parime jetike për çdo qytetar dhe çdo shqiptar, ka thënë mes tjerash, Sali Berisha i shpallur non grata nga Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …