Rrustem Berisha është nominuar për kryetar nga AAK-ja dhe do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Pejë. Duke folur për angazhimin e tij thotë se do të mundohet që gjithë përvojën e tij ta përdorë për një qeverisje të mirë lokale. Ai ka folur edhe për të kaluarën kur ka shërbyer si komandant në Koshare dhe se në kohën sa ishte Ministër i Mbrojtjes filloi transformimi i FSK-së në ushtri. Kam dashur që tërë përvojën time dhe angazhimin tim ta jap për një qeverisje të mirë me një ekip profesional në kohën dhe vendin e duhur. Jam ushtarak dhe kam shërbyer në shumë detyra për liri dhe më pas në krijimin e institucioneve. Dy vite me radhë kam qenë deputet dhe detyra e fundit është se kam qenë Ministri i parë i mbrojtjes dhe në mandatin tim ka filluar transformimi i Kosovës në ushtri”, tha Rrustem Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …