Që nga 28 korriku, kur hyri në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje e Hercegovinës që ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, të vendosura nga ish-përfaqësuesi i lartë, Valentin Inzko, Prokuroria në Bosnje ka iniciuar 22 raste me akuza për këto krime. Kjo është konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” nga zëdhënësi i prokurorisë, Boris Grubeshiq më 5 gusht. Shkelja e këtij ligji dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet. Përfaqësues të Republikës Serbe nisën më 26 korrik bojkotimin e institucioneve qendrore të Bosnjës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal. as vendimit të tillë dhe përpara vendimit për bllokimin e institucioneve shtetërore, anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se Republika Sërpska “duhet të fillojë procesin e shpërbërjes së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …