Për mbledhjen e Këshillit drejtues të PDK-së, ku u zgjodh kryesia e re e kësaj partike, ka folur deputeti Xhavit Haliti. Thotë se edhe pse mbetet jashtë kësaj kryesie nuk hatërohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi që sipas Xhavit Halilit që 45 vite është pjesë e kryesive. Tutje, deputeti i PDK-së, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk po e lufton nepotizmin dhe korrupsionin. Sipas tij, këtu nuk ka luftë kundër këtyre fenomeneve, teksa shtoi se Qeveria po bën fushatë elektorale. Haliti thotë se Kurti ka filluar spastrimin e administratës nga njerëzit e PDK-së dhe LDK-së. Mes tjerash, deputeti i PDK-së tha se kryediplomatja kosovare nuk ka kurrfarë rëndësie në Qeveri, pasi sipas tij, i vetmi faktor në këtë institucion është Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …