Edhe në mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare ka qenë i ngarkuar me kolonë 1200 metra dhe 2 orë pritje

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë deri në në 3 kilometra kolona ndërsa deri në 5 orë pritje

Pikë kalimi kufitar në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot. Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në këtë pikë kufitare. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë deri në 300 minuta, derisa kolonat në dalje janë nga 2 km. Kurse pritje të gjata janë shënuar edhe në pikën kufitare në Vërmicë ku për të hyrë nga kjo pikë kalimi pritjet shkojnë nga 60 deri në 70 minuta kurse kolona në hyrje është e gjatë 3 km. Pritje të gjata janë regjistruar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku për të dalë po pritet 110 e minuta kurse për të hyrë 20 minuta. Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 50 metra kurse në dalje 500 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …