Dr Ilaz Hysaj: Barku, truri ynë i dytë II
100.000 miliard bakterie që popullojnë trupin tonë, kanë interesin e tyre t’a ruajnë të shëndetshëm nikoqirin e tyre : NJERIUN. 7miliard e 250 milionë njerëz që e popullojnë planetin e tokës me sjelljet e tyre çdo ditë e më shumë po e degradojnë atë duke i rrezikuar pasardhësit e tyre.!
KUSH NDIKON NE SISTEMIN TONE ENTERIK APO NE TRURIN E DYTE ?
Në sistemin tonë digjestiv jetojnë bashkë me neve hiç më pak se 100.000 miliardë bakterie të ndryshme të cilat kanë ADN-në e vet specifike.
Ky organ frik i “zbuluar” nga shkencëtarët quhet MIKROBIOT dhe peshon 1.5 kilogram.
Gjenet tona që trashëgojmë nga prindërit tanë do të hynë në interaksion me gjenet e miliardë bakterieve që do ta popullojnë foshnjën e posa lindur që në ditët e para të jetës. Foshnja në mitrën e nënës nuk ka asnjë bakterie. Eshalonin e pare të bakterieve ajo do ta marrë nga flora vaginale gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes si dhe nga kontakti i parë me nënën dhe mjedisin ku ka lindur. Shumë shpejtë flora bakteriale do të kompletohet dhe do të luaj një rol primordial në zhvillimin tone fizik por sipas të gjitha gjasave edhe në sjelljen tonë psiko afektive
Një fushe e re mjaft pasionuese e hulumtimeve klinike në lidhje me mikrbiotin është hapur dhjetë vitet e fundit. Një shpresë e re për të kuptuar dhe mjekuar shumë sëmundje metabolike, neurodegjenerative dhe psikosomatike po shfaqet në horizont.
Dr Karl Peron bakteriolog nga universiteti i Gjeneves thotë se mikrobioti është organ në kuptimin e plotë të fjalës i cili merr pjesë në transformimin e ushqimit , digjerimin e tij. Ato na mbrojnë nga bakterjet tjera patogjene që synojnë të popullzojnë organizmin tonë, ato prodhojnë vitamina dhe substanca tjera që forcojnë mbrojtjen tonë imunitare duke influencuar në metabolizëm. Ato na ndihmojnë për të luftuar shumë inflamacione dhe alergji.
Por të dhënat e reja shkencore flasin se këto mikrobe komunikojnë edhe me trurin tonë përmes disa substancave kimike që e përcjellin mesazhin se si ai duhet të sillet.
E çuditshme, por e vërtetë.
Është bërë një eksperiencë me dy minj, njëri i qetë dhe anksioz e tjetri aktiv dhe kurioz. Është bërë ndërrimi i mikrobiotit , dth.mikrobioti (materiet fekale) nga zorrët e njërit mi i është transplanruar miut tjetër dhe anasjelltas. Rezultati ishte befasues; miu i qetë tregohej shumë aktiv e miu aktiv i qetë në sjellje. Pra mikrobioti ka një influencë të mirëfilltë në sjelljen tonë, por deri ne çfarë shkalle dhe më çfarë mekanizmi egzakt, mbetet të konfirmohet gjatë studimeve të ardhshme klinike.
Një gjë dihet, se rezultatet e para të studimeve klinike në transplantin e mikrobiotit tek njeriu ( që konsiston ne injektimin, përmes rrugës rektale apa nazogastrike të materieve fekale të holluara nga personi i shëndoshë, që mendohet se ka një mikrobiot të ekuilibruar, tek personin me një patologji metabolike, si obeziteti, diabeti, kanë treguar shenjat e para të efikasitetit.
A do të mund të mjekohet depresioni dhe sëmundjet tjera psikoafektive përmes probiotikëve? Mbetet të konfirmohet në të ardhmen.
Një gjë është e qarte: ADN-ja njerëzore përfaqëson vetëm 10 për qind të kapitalit gjenetik të organizmit tonë kurse ADN-ja bakteriale është shumicë ,me 90 për qind.
Kush ka ndikim më të madh, gjeni human që e trashëgojmë nga prindërit tanë apo gjeni arkaik batkerial që përcillet që nga krijimi i jetës në tokë ?
A ka gjasa te klasifikohen njerëzit në bazë të tipit të bakterieve që jetojnë në trupin e tyre gjegjësisht në « enterotipe » ?!
Njeriu duhet të kuptojë këtë raport dhe me sjelljet e tija të ruaj këtë ekosistem.
Kthimi në teknikat relaksuese të aplikuara moti në lindje si: meditacioni, joga, hipnoza, autsugjestioni, që bazohen në gjendjen e vetëdijes së modifikuar, krijojnë një ndjenjë të mirëqenies së fuqishme që buron pikërisht nga barku dhe ngrihet përpjetë.
Për të përjetuar këtë ndjenje truri ynë i parë, apo vetëdija , duhet të zbresë një stad më poshtë dhe të lihet në dirigjimin e hipnoterapeutit, sofrologut dhe teknikave tjera relaksuese.
Këto teknika të relaksimit, multinacionalja japoneze TOYOTA, ka vite që i aplikon me punëtorët e linjës së prodhimit për të rritur rentabilitetin.
Dinamika marramendëse e mondializimit, stressi, ushqimi i dezekulibruar me plot pesticide, hormone, kuzhina fastfudiane, pijet e shumta gazuese apo koktelet e ndryshme me koncentrate frutash që po e spostojnjë çdo ditë e më shumë ujin e pastër të burimit, dhunimi i natyrës me ndërtime urbane, thithja dhe ingjestimi i materieve toksike që hidhen në ajër, janë duke e modifikuar gradualisht mikrobiotin tonë i cili po përcillet edhe me modifikimin e sjelljes sonë.
Sot, në kabinetet e psikologëve , përveç testeve për të matur koeficientin intelektual QI, në mënyre sistematike bëhen edhe testet për të matur koeficientin emocional apo QE.
100.000 miliard bakterie që popullojnë trupin tonë, kanë interesin e tyre t’a ruajnë të shëndetshëm nikoqirin e tyre : NJERIUN.
7miliard e 250 milionë njerëz që e popullojnë planetin e tokës me sjelljet e tyre çdo ditë e më shumë po e degradojnë atë duke i rrezikuar pasardhësit e tyre.!
Sipas të gjitha gjasave njeriu me mendjen e tij nuk mund të kontrollojë 100.000 miliardë bakterijet që popullzojnë trupin tonë.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këtë galaksi njëqelizorësh të cilët përdorin trupin tonë si substrat për të jetuar dhe për t’u shumëzuar. ATA ushtrojnë ndikim absolut në ekzistencën tonë. Nëse mendja jonë nuk i kontrollon njëqelizorët e barkut, atëherë ngelë të zbulohet se në ëfarë shkalle “mendja” e tyre dirigjon me mendjen tonë.
Rezultatet e shumë studimeve që po bëhen në këtë drejtim do të na tregojnë se cili është kryesori : truri i kokës apo truri i barkut?
Dr Ilaz HYSAJ, Lille 5 Dhjetore 2014