AME: Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënimi serioz ende mbetet si mundësi

AME: Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënimi serioz ende mbetet si mundësi

Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent, të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë së Menagjimit Emergjent, në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz ende mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik 2021 në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni i Shtupeqit, ku intervenimet janë duke vazhduar pa ndërprerë nga i gjithë kapaciteti vendor.

 Zëdhënësi i AME-së z. Nehat Koçinaj në një prononcim për radion Kosova e Lirë lidhur me këto zhvillime ka treguar se krahasuar me ditët paraprake dita e sotme është më e qetë falë angazhimeve të të gjitha kapacitetëve në luftimin e zjarrëve. Zjarret aktive janë në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit. Kërcënim serioz për jetë njeriu nuk ka por në Bjeshkët e Nemuna janë ende aktive në dy pjesë, ka edhe vargmale që janë me zjarre. Ai porositi që të kenë kujdes në këto ditë me temperatura të larta, të mos djegin hamullorët. Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …