leoni

Zjarre

Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit

Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Situata më e rënduar vazhdon të mbetet Turqia, ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme materiale.

Në Turqi 152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre kanë humbur jetën 8 persona dhe janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Nga ajri po veprojnë 57 helikopterë dhe 72 avionë ndërsa 5200 persona janë në terrën duke shuar flakët me zjarrëfikëse. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar.

Në Siçili, zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë. Nga policia janë vënë në pranga 4 persona, mes tyre dhe një 25-vjeçar shqiptar për zjarrëvënie të qëllimshme.

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash.

Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër. Ekspertët paralajmërojnë edhe rreziqet nga tymi i shkaktuar nga zjarret intensive ku i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë masak dhe të evitojnë daljet jashtë shtëpisë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …