Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, në sferën e infrastrukturës rrugore. Me theks të veçantë u diskutuan projektet që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (BERZH dhe BIE). Vëmendje e posaçme iu kushtua projekteve për linjën hekurudhore 10, rrugën Kijevë – Pejë, si dhe rrugëve hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, të cilat po financohen nga këto institucione. Ministri Zharku dhe znj. Kapitanoviq u zotuan për bashkëpunime edhe në të ardhmen, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …