Kryetari Haliti nga afër vizitoi vatrat e zjarrit, kërkon që të bëhet çmos që të parandalohen dëmet

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe të tjerë gjatë ditës kanë vizituar disa vatra të zjarrit të cilat janë përhapur në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti tha se institucionet komunale po bëjnë përpjekje të mëdha në ruajtjen e botës bimore dhe shtazore, të pasurisë private dhe publike por edhe të njerëzve në këtë komunë. Ai nga afër ka vizituar edhe një vatër të zjarrit në mes të fshatrave Ramjan dhe Fshati i Ri, konkretisht në vendin e njohur me emrin ” Bagdat”, ku janë përfshirë nga zjarri me dhjetëra hektarë tokë dhe që po rrezikon tani edhe Pishat në fshatin Tërpezë. Kryetari Haliti ju bënë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre të hapur pasi që po rrezikojnë sigurinë publike. Ai tha se dje gjatë intervenimit kanë pasur probleme shëndetësore edhe stafi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Viti. Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiteni Afrim Halili, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim që zjarrvënësit e qëllimshëm të sillen para drejtësisë. Gjithashtu zyrtarët komunal bëjnë me dije se nga intervenimet e shumta janë dëmtuar edhe resurset humane dhe materiale që janë kyçe në parandalimin e përhapjes së zjarreve. Përndryshe që disa ditë kjo komunë është duke u ballafaquar nga zjarret e hapura e që shumë prej tyre dyshohet se janë zjarrvënie të qëllimshme konkretisht në djegien e hamullorëve.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …