leoni

Komuna e Rahovecit po vazhdon me rregullimin e rrugëve fushore

Komuna e Rahovecit po vazhdon me rregullimin e rrugëve fushore me të vetmin qëllim, krijimi i qasjes më të lehtë të fermerëve në tokat e tyre bujqësore. Në këto rrugë është duke u bërë zgjerimi, pastrimi dhe shtruarja me zhavor. Për mbrojtjen e tokave bujqësore nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, shumë shpejtë pritet të lidhet kontrata edhe për trajtimin e ujërave dhe drenazhimit të tokave bujqësore në këtë anë. Përmes këtij projekti në tokat bujqësore do të krijohet siguri më e madhe. Nëpërmjet kësaj teknike të dobishme, kanalet dhe drenazhimi horizontal do të krijojnë kushtet e favorshme për heqjen e ujërave të ndotura si dhe konsolidimin e tokave të dobësuara nga prania e ujit.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …