Vetëm 8 subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Data e fundit për dorëzimin e aplikimit dhe listës së kandidatëve është 16 gushti dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë afat shtesë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se kanë aplikuar 5 iniciativa qytetare, 2 kandidatë të pavarur dhe 1 parti politike. Sipas tij, asnjëra nga këto subjekte nuk është parti parlamentare. Ndërkaq, i pyetur lidhur me mundësinë që të zgjatet afati i aplikimit, Elezi ka thënë se afati i vendosur është mbështetur në ligj dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet. Në anën tjetër, KQZ-ja është duke vazhduar të pranojë aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …