Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:
– Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 17 tetor 2021;
– Të jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe të keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës; dhe
– Të dëshmoni se keni të drejtë për t’u regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës.
Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga:
– www.kqz-ks.org; te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”;
– Linja ndihmëse e Operacionit të votimit përmes postës (+ 383 38 213 100 ose + 383 38 213 200)
– Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.