Analisti i mirënjohur, Janus Bugajski, në një shkrim autorial, botuar në gazetën Dita, duke folur lidhur me pretendimet serbe ka shkruar se “nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo kërkon të jetë fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe po kopjon ideologjinë “Bota Ruse” të Putin për një “botë serbe,” më të vogël. Por problemi për Beogradin është i dyfishtë: axhenda e tij ekspansioniste do të hasë në rezistencën e të gjithë fqinjëve të tij dhe atë të agjencive ndërkombëtare, ndërsa përpjekja për “madhështi” do të bëjë që Serbia të jetë gjithnjë e më e varur nga përllogaritjet e Moskës. Në axhendën e tij Bota Ruse, Kremlini shpall detyrimin për të mbrojtur të gjithë rusisht-folësit ose personat e lindur në Bashkimin Sovjetik dhe pasardhësit e tyre. Kjo përfshin të drejtën për të ndërhyrë në punët e shteteve fqinje dhe madje edhe nevojën për pushtim dhe copëzim, kinse për të mbrojtur rusisht-folësit, siç u dëshmua në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …