leoni

Abelard Tahiri

A. Tahiri: Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve ka ardhur në pushtet është përgjegjës për kërcënime

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka dënuar gjuhën e urrejtjes, fyerjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm të Vetëvendosjes.  Rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu pas debateve në seancat parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante. Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë. PDK fton edhe mediat dhe qytetarët që mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …