Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për gjendjen e krijuar ditëve të fundit në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar se situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përkeqësimit për shkak të dështimit të Qeverisë së Kosovës në procesin e vaksinimit. Ky dështim i Qeverisë se Kosovës do të jetë me pasoja të mëdha për shëndetin e qytetarëve tanë dhe po rrezikon mbylljen e sërishme të vendit me dëme të mëdha edhe për ekonominë në Kosovë. Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të jap llogari dhe të dorëhiqet” ka shkruar deputeti, Bekim Haxhiu. Ndaj gjendjes së krijuar në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në reagimin e saj thuhet se tani që për një ditë i kemi 352 raste të reja me COVID-19, kush merr përgjegjësinë? A është ndryshimi më shumë se përmirësim tani, apo perdja e një Qeverie populiste që merr merita për gjithçka, ka rënë. Gjendja me pandeminë COVID-19 është jashtë kontrollit të Qeverisë, dhe populizmi nuk e ndalë variantin e rrezikshëm Delta” thueht në mes tjerash në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …