Nëpër qytete të ndryshme të Francës po mbahen protesta kundër rregullave të reja që ka vendos Qeveria ndaj pandemisë, në mesin e të cilave edhe ajo e pajisjes së qytetarëve me “Kartën e Shëndetit” e cila është dokument që dëshmon se personi që e posedon atë është vaksinuar. Ditë më parë, pasi Këshilli Kushtetues i Francës mbështeti shumicën e dispozitave të një ligji të ri që zgjeron hapësirat ku nevojitet pajisja me kartën shëndetësore por kjo ka irrituar shumë qytetar francez të cilët po protestojnë ndaj këtij vendimi duke thënë se kontrolli sanitar shkel parimet më themelore të francezëve: lirinë dhe barazinë kombëtare.. Ndërkohë, presidenti i Francës, Emanuel aMcron u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të mbajnë mend elementin e tretë të motos, vëllazërimi. Ai ju ka bërë thirrje protestuesve që të pranojnë këto rregulla kolektive dhe të vaksinohen. “Bëhet fjalë për shtetësinë. Liria ekziston vetëm nëse liria e të gjithëve mbrohet … nuk vlen asgjë nëse duke ushtruar lirinë tonë kontaminojmë vëllain, fqinjin, shokun, prindërit ose dikë që kemi hasur në një ngjarje. Atëherë liria bëhet papërgjegjshmëri” ka theksuar presidenti i Francës, Emanuel Macro.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …