Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit shkollor me prani fizike të nxënësve në shkolla. Me gjithë këto përgatitje, fillimi i mësimit me prani fizike të nxënësve në shkolla varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve. Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, deri më tani, vetëm 50 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar. “Unë shpresoj, pres dhe besoj që deri në fillim të vitit të ri shkollor mësimdhënësit do të jenë të vaksinuar së paku me dozën e parë të vaksinës, ashtu që të mos kemi ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin publik dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, aq më shumë tani me variantet e reja të virusit. Kështu që, pres që të plotësohen të gjitha parakushtet edhe të kemi një rikthim të plotë të nxënësve në shkolla me pjesëmarrje fizike të tyre edhe me rezultate më të larta të cilat për shkak të pandemisë është evidente që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim” ka deklaruar për “Kosovapress” ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme …