Sot, çështja nacionale natyrisht që zë një vend me rëndësi apo më mirë me thënë kyç në politikën e shtetit të Shqipërisë po edhe ndër shqiptarët e faktorin ndërkombëtar. Pasi jam një historian i vogël po modest dhe duke e pa kompleksi tetin e rrethanave politike në Evropën Jugore dhe ndërkombëtare do të thuaj që ky problem apo çështje nuk duhet të shikohet vetëm në kuadrin e interesave personale, kombëtare apo edhe vetëm si pyetje.
I gjithë ky problem ka të bëjë me drejtën e popujve për vetëvendosje, një koncept që është proklamuar e proklamohet edhe sot me të madhe në këtë apo atë periudhë të historisë. Pamundësi e zgjidhjes së këtij problemi gjatë historisë edhe sot i detyrohet balancës së forcave kombëtare dhe ndërkombëtare. Tashmë e dimë që sot gjendja ka ndryshuar dhe kjo çështje ka ardhur përsëri në rend të ditës falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e NATOS, pavarësisht nga fakti kjo a kuptohet apo jo nga një pjesë e komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Çështja nacionale ka shpërthyer me forcë dhe është një proces i pandalshëm po edhe i pakthyeshëm deshëm apo nuk deshëm ne e veçanërisht qeveria e Serbisë e vet populli serb. Është fatkeqësi që shumë njerëz e qytetar nuk e kuptojnë këtë, por kjo nuk e ndryshon faktin konjukturalë, pasi që Kosova është shqiptare dhe do të mbesë shqiptare që asgjë nuk mund ta ndryshoj këtë fakt. Kjo çështje do të zgjidhet nga vullneti politik i shqiptarëve patriotë, nga shqiptarët e vërtetë, nga shqiptarët që janë në gjendje me vdekke dhe me e derdhë gjakun për atdheun siç bënë e vepruan djemtë dhe vajzat e Kosovës gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës së bashku me ushtrinë e NATOS në të katër anët e kufirit, pavarësisht presioneve të jashtme apo nga dobësia e disa forcave politike që i kanë vënë interesat e tyre Egoiste në plan të parë Kjo situatë po edhe kjo gjendje mund të jetë vetëm e përkohshme edhe pse ka shqiptar që e duan dhe iu shkon për shtati..
Sot të gjithë ne jemi dëshmitar që nëpër shumë tv po shoh e po dëgjoj “analist” politik, po lexoj komente e shkrime të llojllojshme se kinse qeveria e Ramës po punon e po mundohet me e shti Shqipërinë e shqiptarët nën ombrellën pro-ruse!?…
Kjo, nuk mund të ndodhë sot, po s’ka me ndodhë as nesër. Shqipëria nuk është ajo që ishte dje, dhe nuk mundet me ndodh as sot, pasi Shqipëria është pjesë e ushtrisë së NATOS.
Ne duhet të dimë po edhe të besojmë që më para do shkatërrohet NATO-ja se sa Shqipëria me qenë nën politikën e diktatin rus!? Këtë e thonë e mund ta propagandojnë për interesa të ngushta meskine e vetëm ata që janë pro rus e pro serbo Jugosllav. Këtë, më nuk mundet me e bërë as Mali i Zi që qeverinë e kanë serbët me Filipoviqin e Abazaviqin e po e bënë Shqipëria!.. Këtë nuk munden me e bërë as Maqedonia, as Bosna e besoj që këtë nuk do të mund ta bënë as Serbia e Vuçkës.
Unë dëshiroj që t’ia heq, këtë hallë gjithë shqiptarëve dhe këtë e frikë qytetar të nderuar! Atëherë, pse nuk i lejoj qeveria serbe e Podgoricës që të kalon armatimi Rus nëpër mjet Malit të ZI? Edhe një frikë e një dyshim qytetar të nderuar dua me ia larguar e me iu këshilluar që flini e bëni gjumë të qetë. As qeveria Kurti po as qeveritë e ardhshme edhe nëse janë nën ndikimin apo shërbimin e Rusisë, Kinës, Serbisë etj besoni që nuk munden asgjë me bërë e me veprua apo me marrë ndonjë vendim pa i këshilluar Amelika e NATO. Edhe kjo është e sigurt më shumë se 1001% vëllezërit e mi. Frikën duhet kërkuar vetëm te ne e te Islami politik ekstrem që nuk e favorizojnë BE e SHBA. Pse?!…
- 8.2021.