Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. kështu ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. Ajo bëri të ditur se nëse plotësohen kushtet do të dalin në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa të hënën e dytë të muajit shtator, Kuvendi do të rifillojë punimet, kohë kjo kur edhe fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …