Edhe në natën e tretë të festivalit jubilarë ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ i cili ka karakter garues dhe prezantim të vlerave të folklorit tonë të pastër, ruajtjen e vlerave kulturore dhe trashëgimisë sonë ndër breza i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Gjeneral Abdyl Mushkolaj, Brahim Demë Alia –Tiranë, deputetja Time Kadrijaj, familjet e rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri, bashkatdhetar, dashamir të këngës së bukur shqipe dhe shumë qytetarë. Të pranishmit e këtij festivali i përshëndeti kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se, ne jemi këtu, festojmë bashkë, këndojmë bashkë dhe ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit, nga zemra i falënderoi të gjithë të pranishmit, grupet pjesëmarrëse dhe gjithë qytetarët. Të pranishmit e këtij festivali i ka përshëndet edhe kryetari i Unionit Artistik Kombëtar Azgan Haklaj.
Për tre net radhazi kanë përformuar grupe dhe shoqëri të shumta.
Me datë 06.08.2021
-
SH.K.A ,,Duflla’’ nga Shkupi
-
SH.K.A ,,Koha’’-Dinoshë-Komuna e Tuzit –Mal i Zi
-
SH.K.A,,Drita ‘’e Dervinit –Saraj-Shkup
-
Rapsodët –Të Bit e Bajram Bajës dhe Zenel Zekolli
-
Grupi ,,Ardhmëria”-Gjakovë
-
Grupi Polifonik-Gjergj Arjaniti Mallakastër
-
Trupa Artistike ,,Teuta” Durrës
-
SH.K.A-,,Bajram Curri” Krush e Madhe –Rahovec
SH.K.A dhe rapsodët që konkurruan në natën e dytë
Me datë 07.08.2021
-
Grupi Polifonik –Gjergj Arjaniti –Mallakaster
-
Rapsodët: Lutfi Istogu, Ragip Hasani –Polluzhë
-
SH.K.A ,,Anadrini’’ -Rahovec
-
Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,Drenica’’ –Skenderaj
-
Rapsodët: Hafir Plakiqi –Fadil Zena –Drenas-Kaqanik e Boletin
-
Ansambli i Folklorit –,,Selman Kadria ‘’-Istog
-
Ansambli Artistik –Hazis Ndreu (Nderi i Kombit)-Tiranë
SH.K.A dhe rapsodët që përformuan në natën e tretë
Me datë 08.08.2021
-
Ansambli ‘’Prishtina’’
-
Grrupi i valleve –Trashëgimia Dardane –Tropojë
-
SH.K.A ,,Lulet e Malësisë’’-Gostivar
-
Rapsodët: Elmi Agushi dhe Lulzim Ahmeti –Ferizaj
-
Grupi Folklorik -,,Ansambli Çiftelia’’-Lezhë
-
Shkolla e Kitarës -,,Mirela’’-Podujevë
-
Grupi Polofonik-Gjergj Arjaniti-Mallakaster
-
Ansambli -,,Krahu i Shqiponjës’’-Taip Madani –Vlorë
Juria profesionale që vlerësoi për tre net radhazi ishte:
– Ermir Dezdari –Kryetar Jurie –Mjeshtër i Madh
– Enida Çami –Mjeshtër i Madh –Drejtoreshë e përgjithshme e Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë
– Deli Metalijaj –Koreograf-Mjeshtër i Madh
– Shaqir Hasi –Etnomuzikolog
– Kreshnik Aliqkaj –magjistër në fushën e Kompozimit
Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkurruan.
Fituesit e tri netëve të këtij festivali :
-
Çmimi i parë-“Dervish Shaqa dhe Demush Neziri”-Ansambli nga Tirana “Aziz Ndreu”. 2. Çmimi i Dytë-AKV “Prishtina”-Prishtinë.
-
Çmimi i Publikut-Ansambli “Qiftelija”-Lezhë.
-
Këngëtari më i mirë –Ylli Qifti –Ansambli ,,Teuta ‘’Durrës
-
Këngëtarja më e mirë e festivalit –Yllmize Tafallari ,,Bajram Curri ‘’-Krush e Madhe –Rahovec
-
Rapsodët me të mirë të festivalit
-
Formacioni më i mirë i festivalit
SH.K.A ‘’Drenica ‘’Skenderaj
-
Instrumentalisti më i mirë –Baki Gjaferi ,,Anadrinija’’-Rahovec
-
Koreografia më e mirë e festivalit
(Koreografia me e mirë me motive të Llapit ,koreograf Haki Mulliqi)
-
Veshja më e kompletuar –SH.K.A ‘’Koha Dinosh’’Tuz
-
Pika më autentike e festivalit-AKV ‘’Duflla’’Shkup –Ylber Idrizi dhe grupi
-
Shoqërija më e kompletuar e festivalit -Ansambli ,,Dardania ‘’Tropoj
-
Teksti më i mirë –Ilmi Agushi rapsodët e Ferizait
-
Valltari më i mirë SH.K.A,,Ardhmëria ‘’ Gjakovë ,Azem Ademi –Valle dyshe
-
Valltarja më e mirë –SHKA ‘’Selmon Kadrija’’-Istog valle dyshe e vajzave
-
Çmimi special për bashkëpunim kulturor Grupi Mallakastra me solist Guri Rrokaj