Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, udhëhoqi takimin e rregullt të Bordit të Drejtorëve, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, më rëndësi për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan janë:
-
Raporti Financiar Janar-Mars 2016
-
Bartja e te hyrave Vetanake nga viti 2015 në vitin 2016
-
Shqyrtimi i shfrytëzimit të palestrave sportive nëpër shkollat e Komunës së Mitrovicës.
-
Kërkesë për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale
-
Propozimet nga DPU për dhënie në shfrytëzim të ish objektit të qendrës për punësim regjional (objekti nën mbrojtje nga Enti Regjional të Trashëgimisë Kulturore).
-
Zgjidhja e rrugës qasëse për Objektin tanimë në përfundim e sipër – Kolegji IBCM-SPARK.
-
Pagesat për kostot në Objektet Multifunksionale të ngarkuara në Drejtorinë e Urbanizmit.