Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkuar mbremë Shqipëri për të intervenuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili theksoi se që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve krahas operacioneve në vend ka ofruar mbështetjen e plotë për intervenim edhe në Shqipëri. “I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë”, është shprehur mes tjerash Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …