Avokatët britanikë të nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, po kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve të lartë të Gjykatës Speciale nga postet e tyre për “abuzim të autoritetit” mbi ndjekjen penale të klientit të tyre. Bazuar në deklaratën e tyre, gjykimi i të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara është i njëanshëm. Sipas së përditshmes britanike The Telegraph, avokatët që përfaqësojnë ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, pretendojnë se një prej gjyqtarëve i informoi diplomatët e BE-së për rastin e tij në një mënyrë që minoi pavarësinë e saj dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …