Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shën Mëri, me ç’rast ka vizituar edhe pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave. “Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë – heronj të vërtetë që me guxim, shiprt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun. Si një trup i vetëm bashkë me vëllezëri dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …