Gjatë muajve gusht dhe shtator, KFOR-i do të zhvillojë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale, kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren. Stërvitja do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator. Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit thuhet se kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …