leoni

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 vetëm sot janë konfirmuar 888 raste të reja

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me virusin korona, vetëm sot janë konfirmuar 888 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Në total numri i rasteve aktive është 3.489.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …