Në Beguncë të Vitisë po punohet në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, pos kyçjeve individuale në rrjet pritet të bëhen intervenime në burimet ujit

Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI që financohet nga qeveria e Zvicrës dhe ajo e Kosovës në fshatin Beguncë të Vitisë, po bëhet rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit, kryesisht në kyçje individuale në rrjet por bëhet me dije se do të intervenohet edhe tek burimet e ujit që të rritet cilësia e ujit të pijshëm dhe që më pas ajo të merret në menaxhim të KRU“Hidromorava”-Gjilan. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Beguncë, ku është njoftuar nga Astrit Vokshi, përfaqësues i Dorsch/CDI-së për punët që po bëhen në rehabilitimin e këtij rrejti ekzistues të ujësjellësit. “Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e sajë po punon edhe në rehabilitimin e rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit, rritjen e cilësisë së ujit të pijshëm por edhe në përgjithësi për sigurimin e ujit të pijshëm në lokalitet e kësaj komune. Natyrisht se pas kryerjes së të gjitha procedurave menaxhimi i ujit do të merret në përgjegjësi të kompanisë KRU “Hidromorava”-Gjilan”, u shpreh kryetari Haliti. Kurse Astrit Vokshi, nga Dorsch/CDI, ka potencuar se në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, ka qenë edhe një komponentë e cila është marrë me rehabilitimin e sistemeve ekzistuese rurale. Ai tha se në Beguncë do të bëhen kyçjet individuale që të plotësohen standardet për riintegrim për kompaninë regjionale në mënyrë që ajo të merret me përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe inkasimit të faturave të ujit nga kompania përgjegjëse. Ai tha pos që do të ketë kyçje individuale të banorëve do të bëhen edhe intervenime në burimet e ujit që të rritet cilësia.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …