Nën përkujdesjen e kryetari të Kaçanikut, Besim Ilazi, u zhvilluan aktivitete për ditën e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”

Nën përkujdesjen e kryetari të Kaçanikut, Besim Ilazi, u zhvilluan aktivitete për ditën e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi  janë mbajtur disa aktivitete për shënimin e 10 gushtit – Ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Aktiviteti kryesor është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, përmes një akademie përkujtimore, ku janë përkujtuar dëshmorët e komunës së Kaçanikut. Me këtë rast kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se 10 gushti mbetet një ditë historike për komunën e Kaçanikut, pasi  më 10 gusht 1998 dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant, Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Në emër të organizatës së veteranëve të luftës ka folur Hajrush Kurtaj ish-zëvendës komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, i cili tha se Ushtria  Çlirimtare e Kosovës ishte një epokë e historisë shqiptare, ndërsa shtoi se Kaçaniku i fali kësaj toke 95 dëshmorë, dy komandantë, tri vajza të rëna dëshmore me uniformën e  UÇK-së dhe një nënë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …